Abstract
Mitropolia e Beratit e ka origjinën që nga vitet apostolike. Nëpër Apoloni kalonte dega jugore e Udhës Egnatia në stacionin që romakët e quanin Clodiana. Kristianizimi i Apolonisë mendohet të jetë bërë që në shekullin e parë pas Krishtit prej apostull Pavlit, i cili dorëzoi në gradën episkopale Marinin. Në Kodikun e Bibliotekës së Jerusalemit, Marini renditet në vendin e 56 pas shën Qesarit, episkopit të Durrësit. Në kohën e Dioklecianit, në shek. II pas Krishtit qyteti i Beratit përfshihej në provincën e Epirit të Ri. Në shekullin V në fronin e Perandorisë Bizantine u ngjit Pulqeria, e motra e Theodhosit të Madh. Ajo u martua me plakun Marcian dhe vizituan qytetin e Antipatreas (Beratin), të cilin e pagëzoi me emrin e saj Πουλχεριούπολις (Pulqeriopolis), që do të thotë qyteti i Pulqerias. Më 860 Beratin e përfshiu vala e parë e pushtimit bullgar, që zgjati deri në vitin 927. Megjithë pushtimin prej barbarëve, popullsia vazhdoi ta ruante besimin e krishterë. Madhështia e krishterimit në trevat e Ilirisë bëri që edhe pushtuesit bullgarë të përqafonin fenë kristiane. Pas këtij viti në Berat u rikthye sundimi bizantin, që vazhdoi deri në vitin 969. Pas këtij viti filloi vala e dytë e pushtimit bullgar, që vazhdoi deri në vitin 1018. Në këtë kohë bulgarët Beratin e quajtën Beligrad, që do të thotë qytet i bardhë. Në letër që papa i Romës Joani XII i dërgon Borisit të bullgarëve e vlerëson Beligradin si një seli të rëndësishme episkopale. Ndërsa Theofilakti i Ohrit e vlerëson episkopin e Beratit si “një njeri që shkëlqen nga dijet”. Me krijimin e Kryeepiskopatës së Ohrit më 1020, Berati kaloi në juridiksionin e kësaj episkopate. Me rënien e Perandorisë Bizantine më 1204, Berati u bë një nga selitë më të rëndësishme të Despotatit të Epirit. Në vitin 1417 Berati pushtohet nga osmanët gjatë sundimit të sulltan Mehmet Ngadhënjimtarit. Emrin Berat e mori në vitin 1431, në kohën e pushtimit osman. Pra fillimisht quhej Antipatrea, në vijim Pulqeriopolis, Belgrad dhe më në fund Berat.
Talk to us
Join us for a 30 min session where you can share your feedback and ask us any queries you have
Similar Papers
Disclaimer: All third-party content on this website/platform is and will remain the property of their respective owners and is provided on "as is" basis without any warranties, express or implied. Use of third-party content does not indicate any affiliation, sponsorship with or endorsement by them. Any references to third-party content is to identify the corresponding services and shall be considered fair use under The CopyrightLaw.